I riu shqiptar humb jetën tragjikisht, prindërit fajësojnë veten:”Çfarë kemi bërë!”

165

Një djalë i ri në Itali me origjinë shqiptare, ka humbur jetën pas një aksidenti me motorr.

I riu u identifikua si Alessio Bariamcanaj.

Ai humbi jetën tragjikisht 3 km pranë shtëpisë ditën e djeshme.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00, të premten teksa i riu shkonte te një mik i tij.

18 vjeçari humbi kontrollin e motorrit dhe për shkak të shpejtësisë nuk mundi të manovronte në rrugë.

Ai goditi një shtyllë ndriçimi dhe për pasojë u plagos rëndë.

Dy prindërit e tij kanë krahas humbjes së djalit shfaqën një ndjenjë të madhe faji.

E ëma pendohet që refuzoi ta shoqëronte për shkak se ishte e lodhur dhe babai fajëson veten që i bleu motorrin.

“Çfarë kam bërë, çfarë kam bërë”, shprehet mes dhimbjesh mamaja, Denada.

“E kemi vrarë vetë. Jam unë ai që ia bleva motorin një vit më parë”, shprehet nga ana tjetër babai.