I riu e pëson keq në aeroportin e Athinës. Gëlltit 40 pako kokainë për të kaluar kufirin

24

Gëlltit 40 pako kokainë për të kaluar kufirin.

Policia greke ka vënë në pranga një të ri afrikan në aeroportin e Athinës.

28-vjeçari nigerian teksa priste në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës “Eleftherios Venizelos”, u arrestua pasi u kap me kokainë.

Sipas mediave të huaja, i riu mbërriti në Greqi nga Beogradi, ndërsa transportoi me “metodën e gëlltitjes” 40 pako të improvizuara kokaine, me një peshë totale prej 420 gramësh, të cilat iu konfiskuan.

Ndër të tjera, sipas artikullit të publikuar nga mediat greke thuhet se i është konfiskuar edhe telefoni celular. Personi i arrestuar u dërgua në Gjykatën e Shkallës së Parë të Athinës.