I riu aksidenton “Lamborghinin” 220 mijë eurosh, 20 minuta pasi e kishte blerë

83

Një 20 vjeçar është aksidentuar ditën e sotme në Britaninë e Madhe. I riu ngiste një “Lamborghini” të cilën kishte 20 minuta që e kishte blerë. Makina luksoze mendohet t’i ketë kushtuar 220 mijë euro.

“Lamborghini” ishte e parkuar në anën e një autrostradë për shkak të një defekti teknik ndërkohë u përplas nga një furgon.

Djali brenda në makinë nuk ka pësuar asnjë dëmtim, por makina është dëmtuar në mënyrë serioze.