I preu keq flokët një modeleje, Gjykata gjobit me 271 mijë dollarë sallonin e bukurisë

24

Një gjykatë në Indi ka gjobitur një sallon bukurie me 271,000 dollarë, për arsye se parukerët ia prenë keq dhe shumë flokët një modeleje.

Sipas BBC, flokët për gruan ishin shumë të rëndësishëm, pasi si modele ajo reklamonte produkte të ndryshme me flokët e saj të gjata.

Por salloni i shkurtoi flokët e saj, duke i shkaktuar asaj një humbje të madhe financiare, vuri në dukje gjykata.

Salloni, i cili është pjesë e një zinxhiri të shquar hotelesh në Delhi, lejohet të apelojë kundër vendimit.BBC