Ballina Aktualitet I premtoi Kanadanë, por e braktisi në Republikën Domenikane/ Arrestohet shqiptari i...

I premtoi Kanadanë, por e braktisi në Republikën Domenikane/ Arrestohet shqiptari i kërkuar nga INTERPOL

Dy shqiptarë janë arrestuar mesditën e sotme në Angli dhe Belgjikë nga Interpol, pasi ishin në kërkim ndërkombëtar për krime në fushën e krimit ekonomik e financiar.

Në pranga ka rënë edhe Kreshnik Kule, 35 vjeç. Ai ishte i dënuar me 10 vjet burg pasi kishte mashtruar një person se do të dërgonte në Kanada atë së bashku me fmiljen. Historia e tij është shumë e njohur, pasi Kule i kishte marrë këtij personit 30 mijë euro për ta dërguar deri në Kanadanë e largët, por e “braktisi” në Republikën Domenikane.

Në pasaportë i kishin vënë një vizë për në Republikën Domenikane që sipas të akuzuarve do të shërbente si vend transit. Në fillim ata kanë udhëtuar drejt Turqisë dhe më pas kanë fluturuar për në Republikën Domenikane. Aty Kule dhe A.C. kanë qëndruar gati 1 muaj. Gjatë kësaj kohe ka mbërritur në këtë vend edhe babai i të pandehurit dhe një bullgar më iniciale i identifikuar si P. Dimitro. Qëndrimi në Republikën Domenikane zgjati edhe 2 muaj të tjerë me premtimet se do të niseshin dita ditës në Kanada.

Pasi nuk e kanë realizuar premtimin, Kule është larguar duke e lënë A.S. vetëm me shtetasin bullgar, që është larguar disa ditë më pas. I mbetur vetëm, kallëzuesi, pas peripecish të shumta ka mundur të kthehet sërish në Shqipëri ku bëri denoncimin.

Gjithashtu, në pranga ka rënë fieraku 40 vjeçar, me inicialet S.P.. Ai ishte në kërkim pasi në 2018 ishte dënuar nga Gjykata për veprat penale “Falsifikim monedhash”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, ose vizave”.