I pari vend në BE/Vaksina ruse ‘Sputnik V’ do të prodhohet në Itali

52

Vaksina ruse ‘Sputnik V’ do të prodhohet në Itali.

Është nënshkruar marrëveshja mes fondit të qeverisë ruse dhe kompanisë ‘Adienne Pharma & Biotech’ për prodhim” në Lombardi .

Partneriteti do të lejojë që prodhimi të fillojë që në korrik 2021 dhe pritet që deri në fund të këtij viti të jenë prodhuar deri në 10 milionë doza.

Sipas Dhomës së Tregtisë, “procesi inovativ i prodhimit” i vaksinës ruse, “do të ndihmojë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe do të lejojë Italinë të kontrollojë të gjithë procesin e prodhimit të përgatitjes”.