I njohur si ish-prokurori që futi Dajtin në burgim përjetë, Nezha kallëzim penal:”Më vijnë mesazhe kërcënuese”

58

Ish-prokurori Ardian Nezha ka bërë kallëzim penal, pasi është kërcënuar me jetë djali i tij.

Nezha ka denoncuar një person të identifikuar si Genti Latifi nga Peqini, pasi në fillim të këtij viti e ka kërcënuar me jetë përmes disa mesazheve.

Prokurorit të dorëhequr i kanë ardhur mesazhe të tipit “do të mbarojmë punë me djalin njëherë” dhe “kujtove se do të ishe gjithë jetën prokuror”.

Kjo e ka shtyrë atë të bëjë kallëzimin penal. Ish-prokurori Nezha është pyetur nga prokuroria e Tiranës dhe ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që ai merr këto mesazhe.

Sipas tij këto mesazhe janë bërë dhe shkak që ai të heqë dorë nga detyra.

Ai ka dhënë dorëheqjen më 28 mars të vitit të kaluar.

Nezha njihet si drejtues në Prokurorinë e Elbasanit.

Ardian Nezha njihet gjithashtu si prokurori që futi në burg përjetë Dritan Dajtin, vrasësin e 4 efektivëve të policisë.