Ballina Kronikë I ngrirë dhe i rrahur brutalisht, greku rom gjendet i vdekur në...

I ngrirë dhe i rrahur brutalisht, greku rom gjendet i vdekur në qelinë e burgut

Një 45-vjeçar rom u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në burgun e Patras.

Mediat greke shkruajnë se rrethanat e vdekjes së tij mbeten “mister”, pasi ai është gjetur në kushte jashtëzakonisht të çuditshme.

Roja i burgut thotë se e kishte gjetur të burgosurin “të ngrirë”, ndërsa plagët në trupin e tij zbulojnë rrahjen brutale.

Menjëherë në morgun e spitalit kishin mbërrotur të afërmit e viktimës që i kishin bërë foto për të pasur prova në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pritet që ekspertiza mjekoligjore e viktimës të zbardhë më tepër detaje.