I mituri shqiptar kthehet në “makth” për fëmijët në Genova, i kërcënonte e i kërkonte para

53

Një i mitur shqiptar vetëm 16-vjeç është arrestuar nga policia në Xhenova të Italisë.

Sipas burimeve ai frikësonte dhe kërcënonte fëmijët nëpër qytet për t’i marrë atyre para.

Pas shumë denoncimeve mbi rastin, karabinierët e kërkuan atë në vendet që i mituri frekuentonte më shpesh.

Denoncimet për të miturin erdhën nga fëmijët e prindërit e tyre.

Pas arrestimit shqiptari u transferua në një burg për të mitur në Piemonte.