I martuar dhe në pritje të një fëmije, zbulohen detaje nga ngjarja në Velipojë ku humbi jetën 17 vjeçarja

38

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse ku një 17 vjeçare humbi jetën teksa bënte xhiro me motorr uji me një 25 vjeçar.

I riu i identifikua si Indrit Bajraktari dhe e kishte njohur vajzën në rrjetet sociale. Zbulohet se i riu ishte i martuar në Angli dhe jetonte bashkë me të shoqen në Londër.

Të rinjtë e martuar në prill të vitit 2019 po presin një fëmijë.

E shoqja e marrë në pyetje deklaroi se burri i saj i kishte thënë se po shkonte në Shqipëri, për të takuar familjen.

Në lidhje me ngjarjen e tmerrshme, ishin pronarët e biznesit të motorrave të ujit që kanë dhënë alarmin. Ata e kanë pyetur të riun se çfarë po ndodhte dhe të pakënaqur nga përgjigjet e tij e kanë qëlluar me grusht.

Më tej Indrit Bajraktari do të deklaronte se e ndjera Enisa kishte rënë nga motori i ujit, teksa në qafë kishte edhe çelësin e tij.

Ndaj 25-vjeçarit të arrestuar, janë ngritur tre akuza, “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Kjo pasi dyshohet se i riu ka parë vajzën teksa ka rënë nga mjeti dhe nuk i ka ardhur në ndihmë, duke bërë që adoleshentja të mbytet.