I kërkuar prej drejtësisë italiane, policia e Durrësit arreston 28 vjeçarin

55

Një shtetas shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane është vënë në pranga në Durrës.

Ky arrestim u realizua në bashkëpunim të policisë së qyteti bregdetar me Interpol Tirana.

I arrestuari u identifikua si 28-vjeçari D.T., banues në Durrës i cili do të ekstradohet drejt Italisë.

28 vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Pordenones/Itali e ka dënuar me 3 vite, 5 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.