Ballina Aktualitet I kërkuar për vrasje në Vlorë, shqiptari gjendet në autobus në Francë

I kërkuar për vrasje në Vlorë, shqiptari gjendet në autobus në Francë

Prej kontrolleve të policisë në kufirin që ndan Italinë me Francën është identifikuar dhe arrestuar një i kërkuar shqiptar mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes, për një ngjarje të ndodhur në qershorin e 2018 në qytetin e Vlorës.

Policia italiane dhe ajo franceze e ndaluan shqiptarin rreth ores 09:30, në një autobus që ishte drejtuar për në shtetin trans-alpin.

Ai tentoi të arratisej duke u përpjekur të kalojë tunelin në këmbë, por është ndaluar nga forcat e rendit.