Ballina Kronikë I kërkuar për tentativë vrasjeje, arrestohet në Bulqizë 29-vjeçari

I kërkuar për tentativë vrasjeje, arrestohet në Bulqizë 29-vjeçari

Policia e Dibrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për plagosjen e një personi një muaj më parë në autostradën Tiranë-Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve më D.V.P.Dibër bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhë vënien para përgjegjësisë ligjore për veprat e kryera, ndaluan shtetasin A.M, 29 vjeç, banues në Bulqizë,  i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje , mbetur në tentativë, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve kuftarake”

Ky shtetas me datë 21.04.2019, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të disa magazinave, gjatë një konflikti, dyshohet së në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.M. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga D.V.P.Tiranë.