Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.
Në prangat e bluve ka përfunduar shtetasi 41-vjeçar, Bledar Cafi, i akuzuar në shtetin fqinj për pjesëmarrje në organizata kriminale.
Ai së bashku me të vëllanë kanë qenë subjekte të Operacioni Forca e Ligjit, pasi gjatë verës së kaluar u është dashur të justifikojnë pasurinë dhe bizneset që posedojnë në Shqipëri.