I kërkuar në Itali për tre vepra penale, 25 vjeçari arrestohet nga policia e Durrësit

45

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

I ndaluari u vu në pranga në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi në Itali.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit pasditen e djeshme, e enjte, është bërë lokalizimin i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i M. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës.

Ndaj tij Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31 gusht, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesëmarrja në organizata kriminale për trafik narkotikësh”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shkelje e ligjit për armët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.