I kërkuar në Itali për trafik narkotikësh, vihet në pranga 46 vjeçari në Durrës

98

Një bashkëpunim mes DVP Durrës dhe Interpol Tirana ka vënë në pranga një të kërkuar, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve në Itali.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

Artur Vaqo, 46 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Torinos, këtë shtetas e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Drejtim i organizatës kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Përdorimi i armëve të zjarrit”, parashikuar nga Kodi Penal italian.