Një i ri nga Vlora është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane.
Ai është 26-vjeçari me inicialet A. Ç, banues në fshatin Xhyherinë, Vlorë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga vendi fqinj.
I riu akuzohet për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve” parashikuar nga Kodi Penal italian dhe ligji “Për drogat”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.