Ballina Showbiz ‘I kërkova Zotit një mashkull që të më donte gjithmonë’, Adrola Dushi...

‘I kërkova Zotit një mashkull që të më donte gjithmonë’, Adrola Dushi bën një dedikim special

Supermodelja e njohur shqiptare, që prej vitesh gëzon edhe statusin e bukur të mamasë së Troit, ka vendosur që të bëjë një dedikim emocionues, që më shumë se çdokënd tjetër, atë e kuptojnë më së miri nënat.

Kështu, Adrola Dushi, e cila edhe pse është e divorcuar prej disa kohësh, sërish shprehet se ruan një raport miqësor me ish-bashkëshortin, për hir edhe të fëmijës, djalit të tyre Troit. Por, ditën e djeshme bukuroshja shqiptare ka shkruar një status special që tregon marrëdhënien nënë e bir.

Ajo shkruan: “I kërkova Zotit një mashkull që të më donte gjithmonë! Kështu që ai më dërgoi një djalë,l” – thotë Adrola, duke i mëshuar edhe njëherë dashurisë së madhe për të voglin e saj, Troin!

E ku ka më bukur!