I kërkoi të mos konsumonte lëndë narkotike poshtë pallatit, i riu plagos fqinjin, në kërkim edhe një vajzë

53

Tre persona janë shpallur në kërkim për plagosjen në zonën e Astirit ditën e diel.

Nga të shtënat, mbeti i plagosur në këmbë 45-vjeçari Spartak Beqaraj.

Si të dyshuar për ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim tre persona, mes tyre një vajzë.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Aleksandër Mehmetaj, i dyshuari kryesor dhe dy të rinjtë

D., 22 vjeç dhe E.C, 19 vjeçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.

Nga hetimet e kryera nga policia rezulton se Beqaraj jeton në të njëjtin pallat me Mehmetaj.

Dyshohet se konflikti ka nisur pasi i dëmtuari i ka kërkuar 20-vjeçarit, i cili shoqërohej nga dy miqtë e tij që të mos konsumojnë lëndë narkotike poshtë pallatit.

Në debat e sipër Mehmetaj dyshohet që të ketë shkrepur armën.