I infektuar me COVID-19, ndërron jetë prokurori në Kosovë

50

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar sot mbi humbjen e prokurorit Esat Ademi.

Ai ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të kësaj prokurorie.

“Kryeprokurori dhe gjithë stafi i prokurorisë Themelore në Gjilan, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe gjithë miqtë e të ndjerit. Gjithë stafi i Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjithmonë do ta kujtojë me respekt dhe nderim!”.

Të afërm të të ndjerit në rrjetet sociale shkruajnë se prokurori Ademi ishte i infektuar me koronavirus.