I infektuar me COVID-19, humb jetën trajneri dhe mundësi i njohur nga Durrësi

74

COVID-19 i ka marrë jetën trajnerit dhe mundësit të njohur Shkëlqim Troplini.

Prej disa ditësh ai ishte infektuar me këtë virus dhe kishte shfaqur simptoma tepër të rënda e të theksuara.

Pasditen e djeshme 55 vjeçari ishte shtruar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe gjendja e tij e rëndë bëri që të mos shpëtonte.

Troplini prej ditësh trajtohej në shtëpi, por mesa duket gjendja e tij është përkeqësuar duke i marrë edhe jetën.