I hodhën tritol në shtëpi pas kallëzimit në polici, në shtëpinë e 17 vjeçares tashmë banon vetëm i ati

49

Ameld Merlika i shpallur në kërkim nga policia pas denoncimit të 17 vjeçares nga Fushë-Kruja për përdhunim është dorëzuar me vullnetin e tij në policinë e Sarandës. Merlika, në momentin e denoncimit ndodhej në Greqi, por sapo ka marrë vesh se kërkohej nga autoritetet është kthyer duke u vetëdorëzuar.

Nga personat e përfshirë në ngjarje, në kërkim ndodhet vetëm Alket Brata i dyshuar si personi që hodhi tritol ndaj shtëpisë së 17 vjeçares fill pas kallëzimit penal që ajo bëri në polici.

Burime bëjnë me dije se në këtë shtëpi nuk jeton më as nëna e asnjë pjestar tjetër përveç babait.

Të arrestuarit që dolën në gjykatë për këtë ngjarje janë:
Edison Çangu 28 vjeç
Fatjon Leka 25 vjeç
Leonard Stafa 17 vjeç
Arbis Shima 26 vjeç

Sot në Sarandë u vetëdorëzua:

Ameldi Merlika 17 vjeç

Në kërkim është:

Alket Brata 23 vjeç

Historia e rrëfyer nga vajza e mitur është tragjike teksa ajo tregon se pjesë e shfrytëzimit seksual ishin 6 persona. Më tej ajo rrëfen se grupi i Alket Bratës donte ta trafikonte atë drejt Greqisë.