I grabitën pushuesit në Durrës, makinën luksoze e mijëra franga, në pranga autorët EMRAT

69

Grabitën një “Audi Q5” si dhe 6 mijë franga nga një pushues i ardhur nga Zvicra, policia arreston 3 persona në Durrës. Identiteti i tyre bëhet i ditur si Hamid Skuqi, 40 vjeç, Kastriot Ramazani, 33 vjeç dhe shoku që i ndihmoi Gazmend Doçi, 42 vjeç, banues në Durrës. Këta persona dyshohet se kanë grabitur 33-vjeçarin B.F. nën kërcënimin e armës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

Pas grabitjes këta persona janë larguar me shpejtësi në drejtim të Kavajës. Aty janë ndihmuar nga Gazmend Doçi, i cili i ka fshehur makinën. Ngjarja ndodhi në afërsi të një marketi te Shkëmbi i Kavajës. Dy nga të akuzuarit rezultojnë me precedentë penalë.

Kastriot Ramazani, 33 vjeç, banues në Durrës, rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Hamid Skuqi, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Vrasja” dhe në Shqipëri për veprat penale “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gazmend Doçi, 42 vjeç, banues në Durrës.