Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, në zonën e Lungomares.
Një adoleshent 15 vjeçar është dërguar në spital i gjakosur pasi është plagosur rëndë në qafë.
I riu dyshohet se është goditur në qafë me një kaçavidë, gjë që i ka shkaktuar plagë serioze.
15-vjeçari është gjetur nga policia e më pas është dërguar në spital.
Priten ende detaje të tjera mbi ngjarjen.