Ballina Aktualitet ‘I fshihnin në organet gjenitale’, dëshmia e punonjësve të Rinasit, si nxirreshin...

‘I fshihnin në organet gjenitale’, dëshmia e punonjësve të Rinasit, si nxirreshin sendet e vjedhura nga bagazhet

Mësohet se punonjësit i fshihnin sendet e vjedhura në shollat e këpucëve dhe në organet gjenitale.  Ata  nuk i shpërndanin sendet që vidhnin, por i kalonin vetë. Në rastet kur vidhnin vlera monetare ose sende me vlerë, largoheshin menjëherë nga aeroporti duke nxjerrë justifikime familjare. Për këtë arsye këtej e tutje nuk lejohet asnjë puntor të dalë nga aeroporti pa mbaruar orarin e punës.

Arrestimi i punonjësve të ngarkim-shkarkimit me inicialet, D.M. 22 vjeç dhe E.RR, 24 vjeç, u bë i mundur ketë të hënë, falë informacioneve të marra  se punonjësit kryenin vjedhje të pasurisë në bagazhet e pasagjerëve të linjave të ndryshme. Nga ky operacion u arrit të sekuestrohej shuma prej 4550 euro, që dyshohet ti jete vjedhur nga bagazhet udhëtarit me iniciale H.E.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë marrë informacione për autorë të tjerë, të përfshirë në ngjarje, qe kanë kryer vjedhje dhe që aktualisht janë në punë. Të njëjtat burime konfirmojnë se një shkresë pritet tu dërgohet autoriteteve për largimin e këtyre personave nga puna.