“I fluturoi” makina në stacionin a autobuzit, arrestohet shoferja 47 vjeçarja

75

Drejtuesja e automjetit, i cili mbrëmjen e djeshme shkatërroi kabinën e stacionit të autobusit dhe përfundoi në ambientet e një lokali, është arrestuar.

Ajo u identifikua si Flutura Zaimi, 49-vjeçe.

Policia thotë se nga ngjarja tre persona mbetën të lënduar.

Të lënduarit u transportuan menjëherë në spital.

“49 vjeçarja, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali. Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.