Ballina Showbiz I dhanë fund fejesës, Chris dëshiron unazën me diamante të Paris Hilton...

I dhanë fund fejesës, Chris dëshiron unazën me diamante të Paris Hilton mbrapsht

Chris Zylka dhe Paris Hilton i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Por aktori dëshiron unazën e fejesës mbrapsht, edhe pse ishte një dhuratë nga argjendari i famshëm Michael Greene për DJ.

Zylka i ka kërkuar trashëgimtares Hilton të japë unazës në këmbim të një bizhuterie tjetër, por Paris nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.

Një burim i afërt i çiftit shprehet se Chris e bleu unazën me paratë e tij. Ndërkohë burimet theksonin se dasma e tyre nuk do të ndodhte kurrë.

“Dasma kurrë nuk do të ndodhte. Ata nuk bënë kurrë një festë për fejesën dhe prindërit e tyre nuk u takuan asnjëherë, ndërsa shtynin gjithmonë datën. Askush nuk është i befasuar. Paris dhe Chris u ndanë disa javë me parë dhe biznesmenja po udhëton botën për të promovuar parfumin e saj. Ajo dëshiron të mbeten miq,”-tha një burim.