Ballina LAJME “I dhamë gjithçka, por donte vetëm Shqipërinë”, te Maqedonia “qajnë” futbollistin e...

“I dhamë gjithçka, por donte vetëm Shqipërinë”, te Maqedonia “qajnë” futbollistin e humbur

Shqiptarët e Maqedonisë kanë fituar terren kohët e fundit, teksa të shumtë kanë qenë futbollistët e talentuar që kanë veshur fanellën e ekipeve kombëtare shqiptare.

E shqetësuar nga ky fakt” media sportive “Sport1.mk”, i ka kushtuar një analizë speciale, futbollistëve që kanë “injoruar” përfaqësuesen maqedonase, duke iu bashkuar Shqipërisë.

Ndër ta, katër futbollistë kanë zgjedhur kuqezinjtë, pasi kanë luajtur më herët me ekipet e moshave në Maqedoni. Besir Demiri, Omar Imeri, Jasir Asani, Taulant Seferi, janë katër emrat që lakohen në analizën e medias së shtetit fqinj.

Pengu më i madh për maqedonasit është futbollisti Taulant Seferi. Pavarësisht se Maqedonia i dhuroi gjithçka për ta pasur në përfaqësuese, vetë lojtari e refuzoi ofertën, për të pritur Shqipërinë.

“I është dhuruar gjithçka këtij lojtari, madje iu premtua edhe ekipi A që në moshën 17 vjeç, por ai donte vetëm fqinjët e Shqipërisë”.