I dha fund jetës në spitalin COVID2, nëna e Xhino Koça bën gjestin prekës për 30 vjetorin e tij të lindjes

506

Stilistja Lira Koça, e ëma e Xhino Koça, djalit i cili i dha fund jetës në spitalin COVID2 ka kujtuar përmes një gjesti mjaft prekës dhe domethënës 30 vjetorin e të birit.

Lira Koça shkruan se 30 pëllumba dhe 30 tullumbace do të lëshohen në qeill në symbol të përqafimit për Xhinon.

“Data 5 Mars është një nga datat e shënuara për familjen tonë. Çdo prag 5-Marsi ne bëheshim gati të festonim ditëlindjen e të voglit të shtëpisë Xhinoës. Këtë vit është ditëlindja e 30-të e djalit tonë. 30 pëllumba dhe 30 tullumbase të bardhë do të lëshohen drejt qiellit duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon. Më 5 Mars ora 17:00 tek sheshi përpara Sfinksit dju që do të keni dëshirë të merrni pjesë në këtë përvjetor të Xhinos jeni të mirëpritur”.

“Familjarë dhe të afërm, miq e të njohur, të gjithë bashkë në këtë ditëlindje ndryshe. Për të zvogëluar sadopak distancën që mungesa fizike e Xhinos na bën të jetojmë. Përgjithmonë me ne Xhino”, shkruan ajo në rrjetet sociale