I dënuar përjetë, shqiptari në Itali humb jetën në burg, ja çfarë bëri

93

Një shqiptar ka humbur jetën në burgun e Padovas, në Itali. Ngjarja është raportuar ditën e enjte, ku sipas autoriteteve ai kishte thithur gazin e bombolës, çka i shkaktoi edhe vdekjen.

Në vitin 2013, Eder Marila ishte dënuar me burgim të përjetshëm, pasi vrau një grua të moshuar dhe plagosi disa të tjera në një ngjarje të konsideruar çmenduri nga mediat italian, më 24 shtator 2006. A

Pasi u gjet i pajetë, familjarët e tij kanë kërkuar një ekpsert privat për të zbuluar shkaqet e vërteta, sepse dyshojnë në atë se çfarë thanë autoritetet.

Eder Marila është konsideruar si “vrasësi i zonjave të vjetra” dhe kishte luftuar me një betejë të gjatë ligjore duke prodhuar tre ankesa në Gjykatën e Lartë.

Të gjitha u refuzuan me konfirmimin e dënimit me burgim të përjetshëm.