Ballina Kronikë I dënuar për grabitje e drogë, arrestohet i shumëkërkuari

I dënuar për grabitje e drogë, arrestohet i shumëkërkuari

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë sot në prangat e policisë në Kuçovë.

Policia njofton se shtetasi me iniciale A.P, banues në Kuçovë rezulton i dënuar me 11 muaj e 15 ditë burg për ‘Vjedhje të kryer në bashkëpunim dhe Kultivim të bimëve narkotike’, dënim i dhënë në vitin 2017 nga Gjykata e Shkallës së Parë, në Berat.

“Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim. 

Kapet dhe ndalohet një shtetas për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim dhe Kultivim i bimëve narkotike” i dënuar me 11 muaj e 15 ditë burg.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: A.P, 46 vjeç, banues në Kuçovë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat me Vendimin e datës 21.06.2017, e ka dënur me 11 muaj e 15 ditë burg për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim dhe Kultivim i bimëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme proceduriale.” – njofton policia.