I dënuar nga gjykata e Shkodrës, kapet 29 vjeçari në kërkim për trafik narkotikësh/EMRI

26

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar sot në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit.

Ai është Kristian Makaj, 29 vjeç, ku nga kontrolli i dokumenteve rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve e kanë ndaluar këtë shtetas, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim të formës së prerë, datë 06.05.2019, e ka dënuar me 2 vite e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.