I dënuar në Itali për përdhunim e shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Durrës

147

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, me qëllim ekstradimi drejt këtij shteti.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor i shtetasit G.(D).Gj., 43 vjeç, banues në Durrës.

Këtë shtetas Gjykata e Padova, Itali, me vendimin e datës 13.09.2003, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Përdhunimi”, të parashikuar sipas Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.