I dënuar në Itali me 10 vite burg, shqiptari arrestohet në Tiranë/Emri

86

Është arrestuar një 37-vjeçar shqiptar, i cili ishte dënuar me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë burg nga drejtësia italiane.

I arrestuari nga policia e Tiranës është Arsen Daci, i cili njihej dhe me emrin Flakton Daci.

Arrestimi i tij është bërë pasi Gjykata e Torinos/ Itali e ka dënuar me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje” .

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 37-vjeçarit drejt Italisë.