I dënuar më parë, shqiptarit në Itali i gjendet 1 kg kokainë

31

Autoritetet italiane kanë arrestuar 38 vjeçar shqiptar në Torino pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Ndonëse i dënuar më parë shtetasi shqiptar kishte sërish lidhje me botën e krimit.

Atij iu gjend rreth 1 kilogram kokainë e fshehur në garazhin e pallatit ku banonte, në pronësi të një italiani por që shfrytëzohej nga 38-vjeçari.

Droga ishte e ndarë në tre pako, ndërsa u sekuestruan edhe materiale të tjera për paketimin e dozave të drogës si dhe një peshore precize.