I dënuar me 12 vite burg, arrestohet nga policia 66 vjeçari në Shkodër

49

Një 66-vjeçar i shpallur në kërkim është ndaluar dhe vënë në pranga nga policia e Shkodrës.

Ai është Prend Kola, që ishte shpallur në kërkim.

Për të, Gjykata e Apelit Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg, duke e dënuar me 12 vite.

Mbi Prend Kolën rëndon akuza për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda.