I dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, IKMT shpërthim të kontrolluar te “pallati i Kastratëve”

78

Një shpërthim i kontrolluar është zhvilluar në pallatin e quajtur i Kastratëve në lagjen 17 të Durrësit.

Aksioni është ndërmarrë nga IKMT.

Pallati është shpallur i pabanueshëm nga dëmet që ka pësuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Zona është mbuluar nga një re e madhe pluhuri, ndërkohë pritet që të bëhet shpërthimi i gjithë pallatit.