I dehur në timon, i riu përfundon në kanal

21

Një aksident ndodhi në orët e para të mbrëmjes në aksin Grmash-Cërrik, Një 29-vjeçar me inicialet B.B duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur përplaset në anë të rrugës dhe përfundon në kanal.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Banjë.

Burime bëjnë me dije se ai mori plagë të ndryshme në trup dhe u dërgua në spital.

I riu mori plagë të lehta poru dërgua për në spital për të marrë kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.