Ballina Showbiz I biri ka ditëlindjen, Çiljeta i dedikon fjalët më të bukura

I biri ka ditëlindjen, Çiljeta i dedikon fjalët më të bukura

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga feston sot 34-vjetorin e lindjes. Por kjo ditë ka një rëndësi akoma më të madhe për të, pasi dhe djali i saj Fernando ka ditëlindjen.

Ai feston ditëlindjen e tij të gjashtë dhe mami Çiljeta nuk mund të jetë më e lumtur se kaq. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ këngëtarja shqiptare i ka dedikuar Fernandos fjalët më të bukura që një nënë mund të thotë për të birin.

“Faleminderit Zot që sot 6 vite më parë, në ditën time të lindjes më bekove me dashurinë më të madhe që mund të bekohet një femër, birin tim Fernandon”, – shkruan këngëtarja.

foto galeri

foto galeri

foto galeri