I biri i mori zvarrë pasi nuk i dhanë para për drogën, rrëfimi i dhimbshëm i prindërve

50

Përdorimi I alkoolit dhe drogës po kthehet  çdo ditë si një  nga shtytësit më të mëdhenj të dhunës në familje. Të moshuar që gjenden nën sulmet e fëmijëve, pas kërkesave të tyre ethshme  për para. Gra dhe partnere që dhunohen nga njerëzit me të cilët ato kanë zgjedhur të ndajnë jetën, që janë nën efektin e alkolit ose kërkojnë të marrin drogë.

Dy prindër dështuan për ta larguar djalin nga droga dhe që së paku tre vitet e fundit ata u detyruan të kthehen në denoncues kundër tij, pasi  ushtronte dhunë. Jeta e dy të moshuarve nga nën frikën e dhunës, tashmë është e ndarë mes burgut ku  biri I tyre F.L. ka përfunduar sërish, dhe shtëpisë, ku ata flinin me frikë prej të birit.

“Djali ynë ka një muaj që ka dalë nga burgu, s’po gjejmë prehje, ai prapë na dhunon….”

Dy të moshuar, me rrobat e grisura dhe shenja në fytyrë duke mbajtur njëri -tjetrin kanë nisur të tregojnë problemet me djalin e tyre, që nisi të përdor drogë në moshë të re dhe ka që refuzuar çdo përpjekje të familjes për rehabilitim. Banesa ku policia shkrepoi fotografitë e fundit, pas dhunës së ushtruar kishte ngado orendi të thyera dhe dyer të dëmtuara.

Pasi njëri nga policët i dha çiftit të të moshuarve nga një gotë ujë për t’u qetësuar, ata filluan të tregojnë për të birin. “Policia shkoi në orën 4.30 të mëngjesit në shtëpinë e tyre në kryeqytet pas një telefonate që kërkonte ndihmë”- tha një burim. Madje edhe efektivët vetë u gjendën më pas nën sulmet e djalit të dhunshëm, teksa njëri nga prindërit kishte shenja në fytyrë ndërsa e ëma kishte dalë me shapka në rrugë

“Jemi në pension të dy, vajzën e kemi të martuar në Francë. Djali doli nga burgu në mes të majit maj. Që kur ai doli nga burgu kemi frikë, rimë me frikë, flemë me frikë. Nuk po gjejmë prehje, kemi ngelur rrugëve” –I tha policisë nëna e 30 vjeçarit, përdorues droge dhe alkoli.

“U arrestua në shtator 2017 për dhunë ndaj nesh, kur doli ne ja hapëm derën se ështe beqar dhe është djali ynë. Pastaj u arrestua prapë dhe doli në mars 2018 dhe doli nga burgu në fund të qershorit 2019. Përsëri ai vazhdoi të njëjtat veprime dhe shkoi në burg. Ai është përdorues i drograve të forta, dhe nuk kontrollohet”- shtoi e moshuara .

Në një rast ai i ka marrë zvarrë të dy prindërit pasi e refuzuan t’I jepnin lekë për të blerë dorgë. Ngjarja e  dhunëshme ndodhi  në sy të mbesës së tyre të vogël 4 vjeçe.

Sulmi I fundit

Ditën e ngjarjes babai pensionist ishte shtrirë sepse nuk ndihej mirë  për shkak të luhatjeve të tensionit. Nga shtëpia e tyre sapo ishte larguar autoambulanca . Në orën 3.30 të mëngjesit në shtëpi kthehet djali.

” Erdhi djali”, më tha –“ po pi kafe hëë..pastaj uli grilat që mos të dëgjoheshin zhurmat jashtë dhe mu afrua më qëllloi në kokë. Më nxorri nga krevati zvarrë. U zgjua e tmerruar mbesa dhe po qante. Ai më gjuante me këpucë në trup”. Këto detaje rrënqethëse jepen nga I ati I dhunuesit I cili me lotë në sy ka pohuar se djali vepronte kështu sa herë nuk gjente dot të holla për drogë.

E ëma u shmang dhe doli jashtë nga shtëpia  me vrik. Djali iu sul pas, mori motorrin dhe e ndoqi.

“Ajo e tmerruar nga kjo skenë  shkoi në komisariat, ndërsa unë kur mbeta vetëm telefonova policinë” jep detaje I moshuari , I cili  sipas policisë  ka shënja dhune nga goditjet e të birit.

Rasti më I fundit ështe hera e gjashtë e sulmit. “Kemi frikë prej tij, si reagon , ai thyen cdo gjë”-I thanë policisë të moshuarit.

Me-Logo-plaku-02-1024x1024

Të moshuarit i kanë dhënë ëndësi  disa herë  të birit për të nisur jetën  por  nuk kanë ëndur ta shkëpusin atë  nga droga. “Në këto kushte kërkojmë zgjidhje përfundimtare nga shteti”-thonë të moshuarit.

Pas arrestimit të 30 vjeçarit policia ka shtuar në dosje edhe kjqyrjet në sistemin Tims dhe Adams nga ku del se ai është I dënuar disa herë për dhunë në familje. Eskpertiza më e fundit nga IML nënvizon se dy pleqtë nga dhuna më e fundit kanë dëmtime të tilla të rënda që u kanë sjellë humbje të aftësisë së përkohshme për nëntë ditë. Vec akuzës së dhunës në familje I riu përdorues do akuzohet edhe për kundërshtim të policisë./ Gazeta Si