I ati u arrestua për falsifikim vizash e trafik klandestinësh, Zv.ministrja jep dorëheqjen

53

Lorena Haxhiu, Zv.ministrja e Arsimit, ka vendosur të heqë dorë nga posti i saj mbrëmjen e sotme. Ky veprim lidhet me arrestimin e të atit, i cili falsifikonte viza dhe trafikonte klandestinë. Ai ra në pranga pas një operacioni të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA.

Zëvëndës ministrja, pas arrestimit të të atit, Eduart Haxhiu ka dhënë dorëheqjen pasi sipas saj nuk mund të qëndronte në post për shkak të përgjegjësisë morale.

Nga ana e Ministrisë së Arsimit nuk ka ende një emër që pritet ta zëvëndësojë Lorena Haxhiun.