Ballina Aktualitet I arrestuar në Tiranë, indiani: Shteti më përndjek prej bindjeve politike

I arrestuar në Tiranë, indiani: Shteti më përndjek prej bindjeve politike

Indiani Hiteshkumar Patel, disa ditë pas arrestimit është përballur me Gjykatën e Tiranës. Patel, i cili njihet si kunati i vëllezërve Sandersara të kërkuar për mashtrim pretendon se shteti indian e përndjek për bindjet e tij politike.

Ndër të tjera mësohet se ai ka zbuluar që është i afërm i kryetarit të opozitës indiane.

“Shteti indian me përndjek për bindjet politike. Jam i afërm i kryetarit të opozitës indiane. Ky fakt është njohur nga gjykata në Nigeri”,-mësohet të jetë shprehur ai.

Gjykata e Tiranës caktoi masën ‘arrest me burg 40 ditë’.