I armatosur deri në dhëmbë, arrestohet shqiptari në Gjermani

53

Një 39 vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në Königsforst të Gjermanisë, kjo pas një kontrolli në automjetin e tij, tip “Mercedes”.

Policia gjatë këtij kontrolli rutinë i gjeti shqiptarit një pushkë automatike dhe qindra fishekë.

Arma dhe municioni ishin vendosur në një valixhe që ky person e mbante në bagazhin e makinës.

Aktualisht shqiptari është shoqëruar nga efektivët e policisë dhe origjina e armës si dhe arsyeja se pse ai i mbante ato me vete po hetohen.