Ballina Aktualitet I akuzuari Astrit Avdyli pranon se gjatë fushatës elektorale ka qenë pranë...

I akuzuari Astrit Avdyli pranon se gjatë fushatës elektorale ka qenë pranë Dakos

Një nga të arrestuarit e operacionit policor “Vol-Vo 4”, gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, ka pranuar se ka pasur njohje dhe ka shërbyer në fushatën elektorale të kryebashkiakut aktual durrsak Vangjush Dako. I arrestuari Astrit Avdyli, i ulur në bankën e të akuzuarve, ka bërë të ditur se “Vangjush Dakos i kam shërbyer.” “Besoj në programin e tij dhe të Partisë Socialiste. Me herët i kam shërbyer Berishës dhe Agron Dukës, por tani kam ndryshuar kah politik. Kam qenë i persekutuar, kam bërë burg politik,” – ka deklaruar Avdyli.

Pak javë më parë, forcat policore arrestuan 24 persona të ndryshëm, që dyshohen se janë anëtarë të një grupi të organizuar kriminal në Shijak dhe Lezhë, duke përfshirë edhe dy ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Të gjithë të arrestuarit i ishin drejtuar sot Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, duke kërkuar rivlerësim të masës së sigurisë.