I akuzuar për ngacmim seksual, vihet në pranga ish-ministri Shëndetësisë në Kosovë

37

Numan Baliq, ish-ministër i Shëndetësisë në Kosovë ka përfunduar në pranga.

Sipas mediave vendase, ish-ministri gjatë punës në spitalin e Pejës akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 23 vjeçare e cila ndodhej në spital për të kuruar vajzën e saj.

23 vjeçarja pretendon se në repartin e Ortopedisë është ngacmuar nga ish-ministri.

Ajo deklaron se mjeku i ka kërkuar të drejtohen për në zyrën e tij në mënyrë që ta informonte mbi gjendjen e vajzës, por aty ka nisur ta ngacmojë dhe ta prekë në trup.

Policia tha zyrtarisht se, “Pejë 12.08.2020-22:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”.