Ballina LAJME Hysaj shumë pranë akordit, 5 milionë euro larg skuadrës kryeqytetase

Hysaj shumë pranë akordit, 5 milionë euro larg skuadrës kryeqytetase

Elseid Hysaj gjithnjë e më afër transferimit te Atletico Madridi. Mbrojtësi shqiptar duket se e ka vendosur se ditëve te Napoli i ka ardhur fundi dhe gjatë merkatos së verës do të kërkojnë një “strehë” të re.

Skuadra më e interesuar është Atletico, që ka dërguar ofertën e parë në dyert e Napolit. Plot 20 milionë euro për kartonin e Hysaj, tarifë vetëm 5 milionë më e vogël se ajo që kërkon Atletico. Lajmi bëhet i ditur nga “Corriere dello Sport”. E përditshmja italiane shkuan se Los Colchoneros kanë ofruar rreth 20 milionë euro, nga 25 milionë që kërkojnë italianë.

Një çmimi që është shumë larg nga ai i kërkuar në fillim nga Napoli. Kërkesat e tij ishin që Hysaj do të largohet vetëm për shifrën e 30 milionë eurove, por bonuset të lidhura me performancën do i afroheshin kërkesave të tyre.

Interes për Hysaj ka shfaqur edhe Juventusi, veçanërisht nëse Maurizio Sarri merr përsipër bardhezinjtë. Megjithatë, Napoli do të preferonte të mos përforconte një rivale direkte për kampionat dhe shitja te Atletico do të ishte veprimi më i mirë.