Ballina Aktualitet Hyjnë në qarkullim kartmonedhat e reja prej 100 e 200 eurosh, synohet...

Hyjnë në qarkullim kartmonedhat e reja prej 100 e 200 eurosh, synohet parandalimi i falsifikimit

Banka Qendrore Europiane ka nxjerrë të qarkullim që prej ditës së sotme prerjet e reja për kartmonedhat prej 100 dhe 200 eurosh, me qëllim parandalimin e falsifikimit të parave. Dy prerjet e reja janë në përmasa më të vogla krahasuar me modelet e vjetra përkatëse, duke garantuar kështu edhe lehtësinë e përdorimit.

Institucioni më i rëndësishëm financiar i Bashkimit Evropian, BQE, vendosi që gjatësia dhe gjerësia e kartmonedhave të reja të jenë të njëjta me parametrat e 50 euroshit. Modelet e reja i janë nënshtruar provës së ujit, të lavatrices dhe të hekurosjes, për të dëshmuar pacënueshmërinë e tyre. Kartmonedhat janë të dizenjuara me një holografi speciale të simbolit të euros, që nën efektin e dritës ndryshon ngjyrën nga jeshile smeraldi në blu të thellë. Pikërisht, në sajë të kësaj specifike, ekspertët kanë besimin se ndërhyrja e falsifikatorëve është e pamundur.

Sipas të dhënave të BQE-së, pavarësisht futjes në përdorim të transaksioneve dixhitale, risitë në karmonedha kanë ende shumë rëndësi.