Ballina BOTA Hungari, universiteti i financuar nga Sorosi do të mbyllet

Hungari, universiteti i financuar nga Sorosi do të mbyllet

Zyrtarë të Universitetit të Europës Qendrore, i themeluar nga miliarderi George Soros, njoftoi të hënën se e kishin detyruar t’i mbyllte mjediset që ka në Hungari.

Michael Ignatieff, rektor i Universitetit, njoftoi përmes një deklarate të hënën, se “ishte dhënë urdhër për mbylljen e Universitetit”, gjë që ai e quajti një “dëbim arbitrar”.
Universiteti, i hapur në vitin 1991 dhe që është regjistruar në Shtetet e Bashkuara, në Nju Jork, prej më tepër se një viti kishte probleme ligjore, nga koha kur Hungaria ndryshoi ligjin e arsimit të lartë për universitetet e huaja.

Kritikët e kryeministrit hungarez Viktor Orban thonë se ky ligj ishte krijuar posaçërisht për të vënë në shënjestër Univesritetin e Europës Qendrore.
“Ky është një veprim i paprecedent, një universitet amerikan që dëbohet nga vendi, që është aleat i NATO-s,”- tha zoti Ignatieff.
Ai tha se universiteti do ta mbajë kampusin e tij në Budapest, por se programet e tij të akredituara në Shtetet e Bashkuara do të çohen në Vienë.