Hungari, përmbyset varka në Danub, shtatë persona humbin jetën

Të paktën shtatë vetë kanë vdekur dhe 19 të tjerë janë ende të zhdukur, pasi një varkë u përmbys në lumin Danub, në kryeqytetin hungarez Budapest. Varka me rreth 35 persona në bord, kryesisht turistë nga Koreja e Jugut, u godit nga një anije tjetër ndërsa ishte duke u ankoruar.

Aksidenti ndodhi mbrëmë, rreth orës 22:00 të natës.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut ka konfirmuar se 19 shtetas koreanojugorë konsiderohen zyrtarisht të zhdukur, ndërkohë që Seuli ka planifikuar dërgimin e një ekipi të zyrtarëve të vet në Hungari.

Shërbimi Kombëtar i Emergjencave i Hungarisë ka nisur një operacion të gjërë kërkim-shpëtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *