Ballina BOTA Hungari, opozita vendase kërkon dëbimin e Gruevskit

Hungari, opozita vendase kërkon dëbimin e Gruevskit

Partitë opozitare hungareze i kanë bërë thirrje qeverisë hungareze të arrestojë dhe sa më shpejt të ekstradojë ish-kryeministrin Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar azil në Hungari.

Partia nacionaliste hungareze “Jobbik” si dhe partitë e majta “Dialogu” dhe koalicionet Demokratike, sot njoftuan se Gruevskit duhet t’i refuzohet azili dhe menjëherë të ekstradohet në Maqedoni, pasi drejtësia e vendit fqinj e ka dënuar me dy vite burg për shpërdorim dhe afera korruptive në dëm të interesit publik.

Zëdhënës i “Jobbik” Adam Mirkocki, e ka cilësuar rastin si “skandal të paparë”, duke theksuar se Gruevski është “kriminal i kërkuar” nga një vend ku nuk ka luftë dhe se ai nuk është i përndjekur mbi baza fetare apo politike, raporton Alsat.

Richard Barabash, zëdhënës i “Dialogut”, theksoi se vendi i Gruevskit është “prapa grilave”